Kryebashkiaku Shpend Ahmeti ka njoftuar se qeveria ka rekomanduar që Prishtina të mbyllet për një javë.

Ai ka thënë se kryeqyteti tashmë është vendosur në zonën e kuqe.

“Duke marr parasysh që Prishtina pakrahasimisht ka numrin më të madh të testeve, dhe po ashtu numrin më të madh të banorëve ne kemi kërkuar që kjo matje të bëhet me numrin e rasteve pozitive si përqindje e testeve. Por, kjo nuk është marr parasysh”-ka shkruar Ahmeti.