Gjykata Speciale është diçka e jashtëzakonshme që asgjë të mirë nuk do t’i sjellë Kosovës, thotë avokati, Tom Gashi i ftuar në studion e Ora News, prandaj nënvizon nevojën e një përgatitjeje serioze nga pala mbrojtëse pasi akuzat nuk janë të lehta.

Gashi ka mbrojtur Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limajt në Hagë dhe mendon se një ekip miks, i përbërë nga avokatë ndërkombëtarë por dhe shqiptarë do të kishte qenë një mbrojtje më e mirë.

Tom Gashi në Ora News: Presidenti Thaci dhe të gjithë të tjerët kanë zgjedhur ekipe të avokatëve që kanë besimin se  janë më të mirë por unë mendoj se ekipet e avokatëve duhet të ishin mikse. Duhet të kishte avokatë dhe ndërkombëtarë dhe vendorë, pasi ne vendorët fatkeqësisht kemi kaluar në shumë situata të ngjashme dhe kemi mbrojtur ushtarë dhe komandatë të UÇK-së dhe jemi në dijeni të asaj cfarë ka ndodhur në 1998- 1999 për të cilën është ngritur kjo aktakuzë.

Gashi zbulon se Kuvendi i Kosovës ka vënë në dispozicion të procesit të mbrojtjes në Hagë 20 milionë euro.

Tom Gashi për Ora News: Gjykata është lexhitimuar në Kosovë më 3 gusht të vitit 2015 është nxjerrë ky ligj dhe më 31 gusht ka dalë në gazetën zyrtare. Nga ajo ditë Kosova nuk ka asgjë vetëm mjetet financiare që janë ndarë. Janë më tepër se 20 milionë euro që do të shpenzohen për mbrojtjen në Gjykatën Speciale dhe për familjarët e tyre, anëtarët e ngushtë të familjes së të akuzuarve në Hagë që do të shpenzojnë për vizita të nevojshme.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini.