Korrupsioni në vend, GRECO: Ministrat dhe këshilltarët e tyre të deklarojnë pasurinë!

Ligjet për të parandaluar korrupsionin e ministrave eksitojnë, por ato janë të ndërlikuara dhe të vështira për t’u zbatuar.

Në këtë konkluzion del Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit i Këshillit të Europës, përmes një raporti për Shqipërinë të publikuar të enjten. Ndërsa vlerëson kuadrin ligjor, raporti thekson se ai është jo efikas.

Raporti i i bën thirrje Shqipërisë që të përqendrohet te shtimi i kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse për parandalimin e korrupsionit duke si dhe kryerjen e hetimeve gjithëpërfshirëse.

Raporti i GRECO-s rekomandon që zyrtarëve të lartë në funksione ekzekutive t’u jepet një udhëzues i qartë i zbatueshëm me rregulla dhe standarde. Gjithashtu, raporti këmbëngul që çdo ministri të zbatojë me shpejtësi një plan integriteti për ministrat, zëvendësit dhe këshilltarët të cilët duhet të njihen me të kur marrin detyrën.

Dyshime ka për efikasitetin e Kodit Etik Ministerial të miratuar në vitin 2013 dhe funksionimin e komitetit të etikës.

Ndonëse Shqipëria ka një kuadër ligjor për deklarimin e pasurive, deri më tani nuk ka ndonjë shembull që ministrat apo këshilltarët e tyre të jenë tërhequr nga ndonjë çështje për shkak të konfliktit të interesit. Një gjë e tillë ngre dyshime, thotë raporti, për efikasitetin e sistemit që zbatohet.

Këshilli i Europës i bën thirrje Inspektoratit të Lartë të deklarimit të Verifikimit të Pasurive që të publikojë sa më shpjet që të jetë e mundur on line pasuritë e deklaruara të zyrtarëve të lartë. Për rastet që i paraqiten SPAK-ut, duhet të ndiqen siç duhet. Kjo, sipas raportit, kërkon bashkëpunimin efikas mes ILDKPKI-së dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Shqipëria ka kohë deri në prill 2022 për t’i adresuar këto rekomandime.

Vendi Lajme shqiperia Aktualitet korrupsioni keshilli europian GRECO

EMISIONET