Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike  ka reaguar pas arrestimit të ish-drejtorit të Prokurorimeve të OSHEE, Erlis Bushati.

OSHEE ka bërë me dije që është në mbështetje të organeve të ligjzbatuese në kryerjen e detyrës, teksa shton se të gjitha materialet janë në dispozicion të SPAK.

“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike mbështet organet ligjzbatuese në kryerjen e detyrës së tyre për verifikimin e çdo dyshimi e pretendimi për abuzim apo shkelje ligjore nga çdo punonjës apo ish-punonjës i kompanisë.

Referuar rastit të publikuar ditën e sotme në media, OSHEE sqaron se ka vënë në dispozicion të plotë të SPAK të gjitha materialet e kërkuara dhe ka ofruar bashkëpunim maksimal për të zbardhur plotësisht këtë rast hetimi”, njofton OSHEE.

Në pranga ka rënë ish-drejtori i prokurorimeve të OSHEE-së Erlis Bushati ndërsa është shpallur në kërkim ish shefja e kabinetit e drejtorit të OSHEE-së, Albana Ferra. Janë arrestuar edhe Irma Derguti dhe Athinta Papa.

LEXO EDHE: “139 mijë euro për një tender”, arrestohet ish drejtori i Prokurimeve të OSHEE-së e 2 të tjerë, në kërkim ish shefja e kabinetit