Disa mësues në një shkollë në Bosnjë kanë filluar të japin mësim në ambjent të hapur.

Gjatë verës ata ndërtuan klasa në oborrin e shkollës.

Prej kohësh kjo ide po diskutohej nga stafi mësimor , por shpërthimi i pandemisëe përshpejtoi projektin.

Hapësira e re shtrihet në një formacion amfitetatri dhe do të përdoret atëhere kur ta lejojë moti.

Mirza Begoviç, një mësuese e gjuhës në shkollë tha se kjo mënyrë e mësimdhënies do të sjellë një frymë të freskët si për nxënësit ashtu dhe për mësuesit.

Si në çdo vend të botës edhe këtu klasat janë ndarë në grupe më të vogla për të ndihmuar studentët të mbajnë distancimin shoqëror.

Që prej fillimit të shpërthimeve të rasteve të të infektuarëve, Bosnja ka raportuar 21,961 raste infektimesh dhe 669 vdekje.