Për shkak të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, procesi i lëshimit të vizave nga Autoritetet Konsullore Greke në Shqipëri është pezulluar përkohësisht.

Në një njoftim të lëshuar në faqen zyrtare në facebook të Ambasadës greke në vendin tonë njohtohen aplikantët e vizave që duan t’u kthehen pasaportat e tyre, që të kontaktojnë autoritetet konsullore.

Ndërkohë deri më 15 shtator në pikat doganore greke do të vijojë regjimi i lëvizjes së kufizuar. Vetëm 300 qytetarë do kalojnë në ditë në Kapshticë e 750 në Kakavijë.