FK Kukësi ka njoftuar se janë infektuar tre persona të tjerë në klubin e futbollit të Kukësit.

Bëhet fjalë për futbollistët Mehdi Hetemaj dhe Godberg Cooper si dhe zëdhënësin e shtypit Erjon Allaraj.

Më herët është konfirmuar i prekur me COVID-19 edhe trajneri i FK Kukësi, Skënder Gega.