Koronavirusi në Shqipëri, 188 të shtruar, 2 viktima dhe 156 raste

Koronavirusi në Shqipëri, 188 të shtruar, 2 viktima dhe 156 raste

Koronavirusi në Shqipëri, 188 të shtruar, 2 viktima dhe 156 raste

Këtë të enjte (10 shtator) u shënuan 156 raste të reja me koronavirus nga 870 testime të kryera.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit, 2 persona kanë humbur jetën.

Në spitale situata paraqitet e vështirë me 188 pacientë të shtruar, 20 në terapi intensive dhe 7 në intubim.

Gjithashtu 62 pacientë kanë fituar betejën me koronavirusin ku gjithsej janë 6,346 të shëruar.

Të infektuar - Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 870 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 156 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 62 qytetarë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon - 63 raste në Tiranë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Dibër, nga 8 raste në Lezhë dhe Lushnje, nga 7 raste në Fier dhe Vlorë, nga 4 raste në Shkodër, Kukës, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste në Kurbin, Librazhd, Fushë-Arrëz, 2 raste në Has, Kavajë, Malësi e Madhe, Bulqizë, 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Kamëz, Pogradec, Selenicë, Peqin, Gramsh, Skrapar.

Të shtruar - Në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 188 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Viktima - Një 83 vjeçare nga Shkodra dhe një 87 vjeçare nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

COVID-19 – Statistika (10 Shtator 2020)

Testime totale                   71280

Raste pozitive                   10860

Raste të shëruara            6346

Raste Aktive                      4190

Humbje jete 324 (Qarku Tiranë 155, Durrës 44, Shkodër 37, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2194

Durrës                  483

Shkodër               338

Lezhë                    239

Elbasan                192

Korçë                    159

Fier                       161

Vlorë                    143

Kukës                    121

Berat                    79

Gjirokastër         39

Dibër                     42

Vendi Lajme viktima koronavirusi ne shqiperi Lajmi i fundit te infektuar Aktualitet

EMISIONET