Koronavirusi në Shqipëri, 185 pacientë të shtruar në spitale, 6 viktima në 24 orë

Koronavirusi në Shqipëri, 185 pacientë të shtruar në

Shifrat e rasteve të reja me koronavirus këtë të mërkurë kanë pësuar një rritje të lehtë. Në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 122 të infektuar në krahasim me 93 të një dite më parë.

Gjithashtu i lartë mbetet dhe numri i pacientëve të shtruar në spitale ku në krahasim me dje, u shënuan 3 më shumë. Në total janë 185 pacientë të shtruar, 22 në terapi intensive dhe 8 të intubuar.

Fatkeqësisht u regjistruan dhe 6 viktima të reja si pasojë e koronavirusit duke e çuar në 296 numrin total.

Të infektuar - Janë identifikuar 122 raste të reja me virusin Sars-Cov 2, në 856 testime të kryera, ndërsa 141 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm gjatë këtyre 24 orëve.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon - 66 raste në Tiranë, 13 në Durrës, 7 në Kavajë, 5 në Elbasan, nga 4 raste Lezhë, Cerrik, nga 3 raste Shkodër, Kamëz, Vorë, nga 2 raste Krujë, Kurbin, Korçë, Berat, Malësi e Madhe, nga 1 rast Devoll, Vlorë, Mirditë, Tepelenë.

Të shtruar - Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 185 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 22 në terapi intensive nga të cilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar. 

Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 40 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Viktima - Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 64 vjeçar nga Kruja, një 79 vjeçare nga Fieri, një 81 vjeçar nga Kukësi, dhe tre qytetarë nga Tirana : një 77 vjeçare, një 80 vjeçar dhe një 82 vjeçar.

Apeli i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton gjithashtu bizneset se: Vendosja e maskës dhe barierrave mbrojtëse në shërbim në ambientet e mbyllura është e detyrueshme.

Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnë me rigorozitet masat dhe protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Ambientet e punës ku ofrohet shërbim duhet të respektojnë distancën prej 1.5 metër dhe të dezinfektohen vazhdimisht.     

COVID-19 – Statistika (2 Shtator 2020)

Testime totale              64505

Raste pozitive                         9728

Raste të shëruara         5582

Raste Aktive               3850

Humbje jete 296 (Qarku Tiranë 138, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 17, Fier 15, Korçë 12, Lezhë 11, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              2058

Durrës                         490

Shkodër                       294

Lezhë              190

Korçë              155

Fier                              134

Elbasan                        132

Kukës              126

Vlorë               121

Berat               73

Dibër               39

Gjirokastër     38

Vendi Lajme koronavirusi ne shqiperi Lajmi i fundit Aktualitet

EMISIONET