Maqedonia e Veriut regjistroi sot një tjetër rekord negativ këtë të martë me 1039 raste të reja me Covid-19 dhe 15 viktima.

Në total janë kryer 3143 teste. Në 24 orët e fundit autoritetet raportuan edhe për 998 pacientë të shëruar.

Sa i takon rasteve të reja, kryeson Shkupi me 546 pacientë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 56164, numri i pacientëve të rikuperuar 33892, numri i vdekjeve është 1561 dhe numri i rasteve aktive është 20711.