Koronavirusi në Maqedoni, 5 viktima dhe 164 të infektuar në 24 orë

Koronavirusi në Maqedoni, 5 viktima dhe 164 të infektuar në 24

Maqedonia e Veriut vijon të shënojë shifra të larta përsa i përket koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit u realizuan 1,612 testime prej të cilave 164 rezultuan pozitive.

Ndërsa u shënuan dhe 5 viktima të reja duke e çuar numrin total të të vdekurve në 406.

Nga pesë të vdekur, tre pacientë janë nga Shkupi, një nga Tetova dhe një pacient nga Reseni. Dy pacientë të moshës 35 dhe 65 vjeç vdiqën në CGH "8 Shtatori".

Një pacient nga Reseni vdiq në moshën 70 vjeç në OB Manastir. Një pacient 51-vjeçar vdiq në CB Tetovë .Një pacient 77-vjeçar vdiq jashtë spitalit.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 74 persona të shëruar nga Shkupi 42, Shtip 7, Tetovë 1, Strugë 4, Veles 1, Ohër 6, Kavadarci 3, Sveti Nikole 2, Resen 7 dhe Negotino 1.

Rajoni viktima Maqedoni e veriut te infektuar koronavirusi ne maqedonine e veriut

EMISIONET