Dy viktima dhe 169 raste të reja infektimesh.

Ky është bilanci i 24 orëve të fundit të pandemisë Covid-19 në Kosovë.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Prishtinë, në 24 orët e fundit janë kryer 1.119 testime.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 85 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 14.979.

SHPËRNDARJA GJEOGRAFIKE E RASTEVE TË REJA

Prishtinë 71, komuna Pejë 20, komuna Gjilan 16, komuna Podujevë 15, komuna Gjakovë 9, komuna Prizren 8, komuna Fushë-Kosovë 6, komuna Obiliq 6, komuna Ferizaj 4, komuna Klinë 4, komuna Deçan 2, komuna Skenderaj 2, komuna Suharekë 2 dhe me nga një, komunat Istog, Lipjan, Shtime e Shtërpcë.

Nga nisja e pandemisë numri total i rasteve pozitive në Kosovë arrin në 17.591 persona, ndërsa numri I viktimave rritet në 659.

/a.r, OraNews