Koronavirusi në Kosovë: 9 viktima dhe 145 raste të reja në 24 orë

Koronavirusi në Kosovë: 9 viktima dhe 145 raste të reja në

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 viktima dhe 145 raste pozitive me koronavirus.

Numri total i rasteve pozitive është 11,275 raste nga 43,544 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 390 viktima që nga përhapja e virusit në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.961 raste.

Numri i rasteve aktive është 3.924.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të premten (14 gusht), se ka licencuar edhe nëntë laboratore tjera për kryerjen e testeve serologjike për koronavirusin e ri.

Rajoni Lajme Kosovë koronavirusi ne kosove

EMISIONET