Koronavirusi në Kosovë/ 11 viktima dhe 688 raste në 24 orë

Koronavirusi në Kosovë/ 11 viktima dhe 688 raste në 24 orë

11 persona kanë humbur jetën në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 , ndërsa janë regjistruar edhe 688 raste të reja infektimesh.

Tre prej të vdekurve janë nga komuna e Prishtinës, të moshave 76, 54 dhe 38-vjeçare, dy nga Rahoveci (74, 67 vjeç), dhe nga një në Ferizaj (48 vjeç),Gjilan (82 vjeç), (57 vjeç), Klinë (65 vjeç), Skenderaj (76 vjeç) dhe Suharekë (54 vjeç).

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja

Komuna Prishtinë 303 raste, Gjilan 39 raste, Prizren 38 raste, Vushtrri 37 raste, Pejë 32 raste, Fushë-Kosovë 31 raste, Mitrovicë 31 raste, Ferizaj 22 raste, Lipjan 20 raste, Skenderaj 17 raste, Drenas 16 raste, Viti 16 raste, Obiliq 14 raste, Suharekë 13 raste, Kamenicë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 7 raste, Malishevë 7 raste, Kaçanik 6 raste, Deçan 5 raste, Istog 5 raste, Shtime 5 raste, Podujevë 4 raste, Dragash 3 raste dhe Novobërdë 2 raste

Në 24 orët e fundit janë shëruar 236 pacientë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 17.541. Janë 11.431 raste aktive.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga Covid-19 në Kosovë arrin në 833, ndërsa ai i të infektuarve në 29.805.

Kosove Rajoni Lajme viktima Covid-19 Kosovë Lajmi i fundit infektime koronavirusi ne kosove

EMISIONET