Në ndryshim nga tezat e deritanishme se pacienti zero me Covid në Itali ishte një shtetas gjerman, një grup shkencëtarësh kanë arritur në përfundimin se infektimi është transmetuar direkt nga Kina. Sipas studimit, virusi që qarkullon në Itali ka origjinë kineze dhe ka mbërritur në itali nga fluturimet direkte mes qytetit të Wuhani-t dhe Milanos.

Një studim shkencor inernacional i Universitetit të Arizonës me pjesëmarrjen e ekspertëve nga 13 institute shkencore në SHBA, Kanada, Belgjike e Britani e Madhe, i publikuar në revistën “Science” ka analizuar shkaqet e rrugën e përhapjes së virusit Covid 19 në Europë e në SHBA.

Duke studiuar sekuencat e infektimit të virusit e duke realizuar modele matematike të veçorisë së tij, shkencarët amerikanë kanë mundur të ndërtojnë mënyrën se si Covid 19 u përhap në Europë e në SHBA.

Me programe specifike informatike është mundur të ndërtohet zhvillimi epidemologjik i virusit në Eruopë e në SHBA.

Në veçanti ky studim ka mundur të nxjerr konklzione për mënyrën se si koronavirusi ka mbërritur në Itali. 

E në kundështim me të gjitha hamendësimet e sotme, sipas shkencarëve amerikanë përhapja e Covid 19 në Itali nuk ka ardhur nga menaxheri gjerman nga Bavaria, i cili deri më sot konsiderohet pacienti zero i identifikuar me koronavirus në Veri të Italisë. 

Sipas ekspertëve përhapja e virusit ka ardhur në mënyrë të drejpërdrejtë nga Wuhan në Milano. Vatra gjermane e përhapjes së virusit ka ekzistuar, por ka qënë shumë më pak e fuqishme se sa mbërritja e tij në rrugë të drejtpërdrejtë nga Kina. 

Analiza matematikore epidemologjike ka vërtetuar se në Itali ka nje prelevancë të fortë të origjinës kineze të virusit lidhur dhe me numrin e lartë të pasagjerëve që mbërinin në Milano nga fluturimet e drejtpërdrejta Wuhan – Milano.

Risi e këtij studimi është dhe identifikimi i përhapjes së virusit në SHBA. 

Sipas analizës shkencore një qytetar kinez që më 15 janar ka mbërritur nga Wuhan në Seatle ka qënë pacienti i parë i infektuar me koronavirus në SHBA. Në gjuhë shkencore ky pacient është quajtur WAI. E shkencëtarët e kanë identifikuar si vatra e parë e infektimit Covid në SHBA, 

Gjashtë javë më vonë në Washington u verifikuna rastet e para me koronavirus.

Drejtuesi shkencor i ekipit të ekspertëve është amerikani Michael Worobey.