Dy punonjës të njësisë administrative Bubullimë në Lushnje janë konfirmuar pozitivë me koronavirus ditën e djeshme. Kjo ka çuar në mbylljen e zyrave të këtij institucioni.

Mësohet se pjesa tjetër e punonjësve i është nënshtruar tamponit, teksa nuk ka ende një informacion zyrtar se për sa kohë do të qëndrojnë zyrat të mbyllura.