Gjykata e Kurbinit ka ndërprerë proceset gjyqsore,pasi  tre zyrtar të këtij mes të cileve dhe gjyqtar kanë rezultuar të prekur nga COVID-19.

Kjo situatë vijon prej 1 javë dhe fillimisht u karantinua i gjithë personeli përfshirë dhe prokurorinë e cila ndodhet në të njëjtin ambient.

Por duke qenë se Gjykata e Kurbinit ka vetëm tre gjyqtare, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar një listë të gjyqtarëve nga kryeqyteti të cilët për të shmangur kolapsin do të trajtojnë çështjet urgjente siç janë masat e sigurisë.