Koronavirusi i merr jetën udhëheqësit indigjen, mbrojtësit të përbetuar të Amazonës

Koronavirusi i merr jetën udhëheqësit indigjen, mbrojtësit

Shefi karizmatik indigjen i Amazonës, Paiakan, vdiq të mërkurën nga koronavirusi. Lajmin e bënë me dije aktivistët e mbrojtjes së pyjeve të shiut.

Paiakan, i cili u bë i famshëm për udhëheqjen e luftës kundër projektit hidroelektrik të Belo Monte në vitet 1980, vdiq në një spital në Redencao në veri të Brazilit, tha Gert-Peter Bruch, themeluesi i grupit mjedisor Planet Amazone.

Paiakan, rreth 65-vjeç, ishte një udhëheqës i popullit Kayapo. Ai bëri aleanca me grupe të tjera indigjene, aktivistë ndërkombëtarë dhe të famshëm, dhe ishte një organizator kryesor i tubimit Altamira, një konferencë e vitit 1989 që mblodhi kundërshtarë të projektit Belo Monte dhe arriti të bindë Bankën Botërore të tërheqë fondet, megjithëse projekti pastaj vazhdoi deri në vitin 2011.

Ekziston vetëm një njollë mbi të kaluarën e tij, denoncimi për dhunë seksuale nga një studente jo autoktone, një akuzë që sipas shumë zërave  ishte një spekulim për të penguar betejat e tij.

Kur u nominua për Çmimin Nobel për Paqen, ai po luftonte fort kundër planit të presidentit brazilian Jair Bolsonaro për hapjen e tokave të reja të Amazonës për bujqësi dhe shfrytëzim të minierave.

EMISIONET