Ka një pyetje gjithnjë në rritje nëse vitamina D mund të ndihmojë në luftën kundër koronavirusit .

Komisioni Këshillimor Shkencor për Ushqyerjen dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit (NICE) kanë bërë një rishikim të shpejtë të provave.

Cila është këshilla ?

Për shkak të qëndrimit mbyllur në shtëpi gjatë pandemisë, disa persona mund të jenë të privuar nga vitamina D.

Normalisht shumica prej nesh e marrin atë duke kaluar kohë jashtë në diell.

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) thotë se njerëzit duhet të marrin minimalisht 10 mikrogram vitaminë D në ditë nëse po kalojnë shumë kohë brenda.

Para pandemisë , njerëzit në Angli u këshilluan të merrnin në konsideratë marrjen e vitaminës nga tetori në mars.

Shëndeti Publik në Angli rekomandon vitaminën D gjithë vitin nëse:

– ju nuk dilni shpesh jashtë

– ju jetoni në një shtëpi kujdesi

-ju zakonisht vishni rroba që mbulojnë pjesën më të madhe të lëkurës suaj.

Njerëzit me lëkurë të errët mund të kenë nevojë gjithashtu të marrin vitaminën D , edhe nëse kalojnë kohë jashtë. Ka prova që njerëzit me lëkurë të errët kanë një rrezik më të lartë të sëmuren me koronavirus.

Pse na duhet Vitamina D ?

Vitamina D është e  rëndësishme për kockat, dhëmbët dhe muskujt e shëndetshëm. Mungesa e saj mund të çojë në deformim të kockave të quajtur rakitizëm tek fëmijët dhe osteomalacia tek të rriturit.

Vitamina D gjithashtu rrit sistemin imunitar dhe ndihmon në luftimin e infeksioneve.

A mund ta ndalojë koronavirusin ?

Sipas studimeve të bëra nga NICE rezultojnë pak prova të cilat vërtetojnë se vitamina D parandalon ose trajton në mënyrë specifike koronavirusin.

Por ekspertët mendojnë se mund të ketë disa përfitime të tjera gjatë pandemisë për t’i mbajtur njerëzit sa më të shëndetshëm.

Disa studime kanë treguar se vitamina D mund të mos funksionojë si  duhet nëse dikush infektohet me koronavirus.

Prf. Jon Rhodes, thotë se vitamina D ka veti anti-inflamatore dhe mund të zvogëlojë reagimin imunitar të trupit ndaj virusit.

Kjo mund të jetë shumë e rëndësishme me pacientët të cilët kanë dëmtime të mëdha në mushkëri, prandaj nevojiten më tepër studime për të arritur në një përfundim.

A duhet të marr sasi të madhe të vitaminës D?

Jo.  Pavarësisht se suplementet e vitaminës D janë të sigurta, marrja e tyre në sasi të madhe mund të jetë e  dëmshme.

Nëse zgjidhni të merrni vitaminën D:

-fëmijët nga 1-10 vjeç nuk duhet të marrin më shumë se 50 mikrogram në ditë

-foshnjat nën 12 muaj nuk duhet të marrin më shumë se 25 mikrogram në ditë dhe

– të rriturit 100 mikrogram në ditë

Doza më të mëdha duhet të sugjerohen nga doktori vetëm për pacientët që kanë mungesë të theksuar  të vitaminës D.