Sërish shifra të larta nga Covid-19.

Gjatë 24 orët e fundit në vend, u shënuan 125 raste të reja dhe 5 viktima.

Në spitalet Covid, aktualisht po trajtohen 175 pacientë.

Rastet ditore të identifikuara janë të shpërndara në bashkitë si vijon: 46 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, nga 7 raste në Elbasan, Mirditë, nga 6 raste në Krujë, Kavajë, Bulqizë, Kuçovë, nga 5 raste në Vorë, Gjirokastër, 4 raste në Gramsh, nga 2 raste në Shkodër, Berat, Kamëz, Mat, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Has, Tropojë, Pogradec, Sarandë, Selenicë.

Viktima – Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 74 vjeçare nga Korça, një 78 vjeçar nga Kukësi, një 89 vjeçare nga Vlora dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 50 vjeçar dhe një 86 vjeçar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Të shëruar – 43 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6831 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (18 Shtator 2020)

Testime totale              78050

Raste pozitive              12073

Raste të shëruara          6831

Raste Aktive                 4889

Humbje jete                    353  (Qarku Tiranë 169, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 22, Fier 18, Korçë 16, Lezhë 14, Kukës 10, Dibër 7, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              2418

Durrës              549

Shkodër             373

Lezhë              286

Elbasan            266

Korçë              221

Fier                    209