Parisi, Lioni dhe Lille po i afrohen pikes kritike sa i përket infektimeve me Koronavirus.

Në këto tre qytete franceze është kaluar shifra e 250 të infektuarve për 100 mijë banorë, raporton BFM-TV duke shtuar se edhe numri i shtretërve në reanimacione është shumë i limituar, përcjell Ora News.

Ndërkohë, prestigjozja “Le Parisien” shkruan se, rajoni i Ile-de-France po shkon drejt një lockdown-i tjetër.

Nga nisja e pandemisë Franca numëron 550,690 të infektuar dhe 31,893 viktima. /A.R, OraNews