Koronavirus: Europa përballë 6 muajve të vështirë të pandemisë

Koronavirus: Europa përballë 6 muajve të vështirë

Këto 6 muaj kanë qenë më të vështirët për Europën, e cila është vendosur në qendër të “sulmit“ të Covid-19, ka thënë OBSH.

Hans Kluge, drejtori i OBSH-së për Evropën, tha se kontinenti regjistroi më shumë se 29,000 vdekje nga Covid-19 javën e kaluar.

Një njeri po ndërron jetë në 17 sekonda”, ka thënë ai.

Megjithatë, ai tha se rastet e reja ishin në rënie pasi bllokimet frenojnë infeksionet.

Ndërsa një valë e dytë e pandemisë përparoi me ritëm të lartë gjatë muajit tetor, ku shumica e vendeve evropiane rivendosën masa të rrepta kufizuese për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.

Deri më tani, Evropa ka rregjistruar 15,738,179 të infektuar të konfirmuar dhe 354,154 vdekje, sipas të dhënave të OBSH.

Një pjesë e madhe e këtyre rasteve raportohen në Rusi, Francë, Spanjë, Itali dhe Gjermani. Në Evropë, Mbretëria e Bashkuar ka numrin më të lartë të vdekjeve në 53,870 të tilla, ndërsa Franca ka numrin më të lartë të rasteve positive me 2,115,717.

Z. Kluge tha se Evropa përbënte 28% të rasteve në rang global dhe 26% të vdekjeve.

Bota Lajme OBSh Covid-19 hans kluge

EMISIONET