Korçë/ Transportonin 10 emigrantë të paligjshëm, në pranga 3 persona

Korçë/ Transportonin 10 emigrantë të paligjshëm,

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në qytetin e Korçës pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 10 emigrantë të jashtëligjshëm.

Në kuadër të operacionit “Perimetri”, në pranga kanë rënë Abigel Kola, 29 vjeç, banues në Divjakë, të cilit iu gjetën 3 emigrantë në makinë.

Shtetasi i mësipërm është konstatuar në afërsi të vendit të quajtur "Kryqëzimi i Libonikut", Maliq, nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip "Volksëagen", të cilët i kanë bërë me shenjë të ndalonte, por A. K. nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar. Pasi janë vënë në ndjekje dhe bënë të mundur ndalimin e tij, gjatë kontrollit që forcat e Policisë ushtruan në mjetin e 29-vjeçarit, gjetën tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit, ky shtetas iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, njofton policia.

Ndërsa janë arrestuar edhe Fatjona Vuçaj, 25 vjeçe, banuese në Durrës dhe Dhimitri Beba, 24 vjeç, banues në Tiranë. “25-vjeçarja është konstatuar në lagjen nr. 3, Pogradec, duke drejtuar mjetin tip "Benz", nga shërbimet e Policisë, të cilët i kanë bërë me shenjë që të ndalonte, por kjo e fundit nuk iu është bindur urdhrit të tyre. Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit dhe kanë bërë të mundur ndalimin e saj në afërsi të fshatit Memlisht, ku brenda mjetit iu gjetën shtatë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit, në bashkëpunim me 24 vjeçarin”.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

Vendi Lajme Lajmi i fundit korce emigrante te paligjshem Aktualitet policia e korces

EMISIONET