Merr 7 emigrantë në Toyota drejt Tiranës, u premtoi kalimin drejt BE-së

Një 24 vjeçar nga Elbasani është arrestuar duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm në mjetin tip "Toyota", në drejtim të Tiranës.

I riu, i identifikuar si Sadik Liçi u arrestua në afërsi të fshatit Memlisht, Pogradec, dhe arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit policor të koduar "Perimetri".

Kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.” – njoftoi sot policia e Korçës.

Deri më tani, në kudër operacionit Perimetri janë prangosur 30 shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim".

Ne foto: Emigrantet e ndaluar duke dale nga makina

Vendi Lajme Lajmi i fundit Kronike korce prangoset emigrante ilegalisht

EMISIONET