Korçë: Mbyllet Kadastra e Korçës, 6 punonjës pozitivë me covid

Korçë: Mbyllet Kadastra e Korçës, 6 punonjës

Zyrat e hipotekës së Korçës kanë pezulluar punën pasi 6 punonjës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

ISHP ka kërkuar mbylljen e këtij institucioni, pasi shifra e punonjësve të infektuar ka arritur në 8 persona. 2 punonjëset e para që rezultuan pozitive u identifikuan në datën 15 Tetor.

Drejtoresha e ASHK-së Besa Spaho ka urdhëruar mbyllje nga data 21 deri në datën 25 tetor, pra të hënën.

Sakaq i janë marrë tamponët edhe të gjithë punonjësve të tjerë, në një kohë që personeli do të karantinohet deri në ditën e hënë kur edhe nis shërbimi për qytetarët.

Gjithashtu janë mbyllur tre kopshte në gjithë qarkun.

LEXO EDHE: COVID-19/ 297 raste të reja dhe 4 viktima, 257 të shtruar në spitale

Vendi Lajme Covid-19 Lajmi i fundit korce Aktualitet hipoteka

EMISIONET