Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Devoll, te kryqëzimi i fshatit Tren.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se janë përplasur një ambulancë me një mjet tip Benz.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se në ambulancë ka qenë një i sëmurë që po transportohej në spital.
Ndërkohë ashtu siç raportojnë burime nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
I sëmuri është siguruar të dërgohet me një ambulancë tjetër në spital.
Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.