Korçë, përplas me makinë këmbësorin, shoferi ikën nga vendngjarja

Korçë, përplas me makinë këmbësorin, shoferi

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Korçës.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor.

Ky i fundit është transportuar në Spitalin e Korçës ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

"Më datë 01.02.2021, rreth orës 18:40, në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet tip "Ford", ka aksidentuar këmbësorin J. Zh., 80 vjeç, banues në Korçë, i cili u transportua në Spitalin e Korçës ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore." - njofton policia.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit i cili u largua nga vendngjarja dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vendi Lajme Kronike aksident korce makine shofer

EMISIONET