Korçë: 17 vjedhje në 3 muaj, arrestohet 33-vjeçari

Korçë: 17 vjedhje në 3 muaj, arrestohet 33-vjeçari

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia në Korçë.

Erjon Berberi, i dënuar më parë për vjedhje, dyshohet se është autor i 17 vjedhjeve të ndodhura në qytet, kryesisht të pikturave, sende shtëpiake dhe lekë.

Ai ka qenë nën ndjekjen dhe monitorimin e Policisë kur u kap në flagrancë në lagjen nr. 1, duke vjedhur në banesën e shtetasit V. T.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera, kqyrja e pamjeve filmike dhe provave të grumbulluara, u dokumentuan edhe 16 vjedhje të tjera, ngjarje të ndodhura tre muajt e fundit në Korçë, ku janë vjedhur piktura me vlerë, sasi lekësh, orendi e pajisje shtëpiake, autor i të cilave dyshohet të jetë shtetasi E. B., konkretisht:

- Në lagjen nr. 3, është vjedhur banesa e shtetases V. M.

- Në lagjen nr. 10, është vjedhur banesa e shtetasit J. Ç.

- Në lagjen nr. 12, janë tentuar të vidhen 4 banesa; është vjedhur banesa e shtetasit M. K., dhe dyqani i shtetasit K. B.

- Në lagjen nr. 17, është vjedhur lokali i shtetasit A. Xh.

- Në lagjen nr. 18, është vjedhur lokali i shtetasit Sh. G., banesa e shtetasve L. G;  Ll. P; dhe A. Ç; është tentuar të vidhet banesa e shtetasit Dh. G; dhe është vjedhur dyqani i shtetasit I. C.

- Në lagjen nr. 1, është tentuar të vidhet një objekt kulti.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan piktura me vlerë dhe sende të tjera të vjedhura.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Vjedhja, e kryer më shumë se një herë".

Operacioni policor u kodua "Pikturat".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Vjedhja, e kryer më shumë se një herë".

Vendi Lajme arrestim vjedhje Kronike korce leke piktura sende shtepiake

EMISIONET