Korça plot për festa, hotelet dhe bujtinat janë prenotuar që në fillim të dhjetorit

Korça është qyteti që pret më shumë turistë në vendin tonë, për festat e fundvitit. Pavarësisht pandemisë, edhe këtë fundvit të gjitha hotelet dhe bujtinat atje janë të pronotuara dhe nuk ka më vende të lira. Hotelet shprehen të pasigurtë se si do të vijohet me kufizimin e orareve, ndërsa thonë se pronotimet nuk janë anuluar asnjë deri më tani.

Pavarësisht pandemisë dhe masave kufizuese, Korça është plotë me turistë edhe këtë Krishtlindje.

263 hotele dhe bujtina i kanë mbyllur pronotimet javë më pare dhe ndalim qarkullimi i orës 20:30, thonë se nuk ka i ka trembur vizitorët.

"Prenotimet janë të mbyllura për Krishtlindje dhe dy datat e mëpasshme 25 dhe 26. Po ashtu dhe 31 dhjetori bashkë me datat 1,2,3 janar.Prenotimet kanë mbaruar në fillim të muajit dhjetor."

"Pritet fluks për festat e fundvitit."

Menaxherët e hoteleve thonë se janë të paqartë, pasi darka  festive nuk mund të mbyllet në 8:30.

"Ora 08:30 është një orar që nuk ka asnjë funksion për hotelet pasi askush nuk paguan për të ardhur për të parë Korçën 2-3 orë dhe më pas të kalojë pjesën më të madhe të kohës në dhomë pa muzikën e festave, darkën festive etj."

Mbyllja e kufijve për shkak të pandemisë, kufizoi mundësitë e shqiptarëve për të kaluar festat jashtë vendit. Ndaj, Korça dhe rrethinat e saj janë kthyer në destinacionin kryesor të këtij fundviti.

"Është bërë trendi i fundvitit për pushime dimërore të vijmë në Korçë, është interesante, Voskopoja është afër."

"Dritat japin gjallëri, ndihet atmosfera e festave."

Nga ana tjetër, masat kufizuese kanë dhënë efekt edhe në mungesën e turistëve të huaj.

"Fakti që edhe dogana e Kapshticës u mbyll për një kohë të gjatë kohe kjo ka reflektuar edhe në prezantimin e klientëve të huaj."

"Jam nga Franca, po bëjmë një xhiro me makinë. Dekorimi është shumë i bukur, po ashtu katedralja. Nesër do të ikim në Maqedoni, por në Shqipëri jemi prej dy javësh. Ne nuk kemi prenotuar për qëndrim në hotel pasi kemi ardhur me rulot dhe flejmë në natyrë."

Korça është e pronotuar edhe për festën e Vitit të Ri, por bizneset në juglindje që shpresonin që këtë periudhë të rikuperonin humbjet e vitit 2020, mbeten të pasigurtë.

Vendi Lajme Sociale korce festat e fundvitit

EMISIONET