Korça në krye të listës, rritet numri i personave të infektuar me Covid-19

Korça në krye të listës, rritet numri i personave të

Ditën e djeshme qyteti i Korçës është rikthyer në krye të listës  së qyteteve me infektimet më të larta në Republikën e Shqipërisë për shkak të Covid-19.

Sipas epidemiologëve vatrat kryesore janë ato familjare, ku nuk përjashtohen dhe lokalet e restorantet, ku dukshëm të rinjtë nuk respektojnë masat e kërkuara.

Infektimet janë rikthyer edhe nëpër institucionet arsimore, ku pozitive rezultojnë momentalisht 7 mësues, 1 edukator dhe 3 nxënës.

Qyteti i Korçës nuk ndodhet në zonat e kuqe ku mësimi për gjimnazet është duke u zhvilluar online.

Aktualisht në qytetin e Korçës janë 160 persona të infektuar me Covid-19 dhe në të gjithë qarkun 982 raste.

Vendi Lajme infektime korca

EMISIONET