Basketbolli dhe voljebolli ende nuk po zhvillojnë aktivitetet e tyre në mënyrë të pakuptimtë.

Një fenomen i tillë nuk ndodh në asnjë vend të rajonit, aq më tepër në kampionatet elitare ku garat zhvillohen pa tifozë, por me masa drastike anti-Covid. 

Në një lidhje me skype për emisionin “Sport Magazine” në Ora News, sekretari i Përgjithshëm, Korab Llazani deklaroi se janë në pritje të qeverisë.

Llazani: Nga data 28 maj të 2020 ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Komitetin e Pandemisë, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, me Ministren e Shëndetësisë. Kemi njoftuar disa herë dhe kryeministrin e vendit lidhur me shqetësimet tona. Deri në këto momente edhe pse kemi pasur shkëmbime të dendura shkresore jemi ngushëlluar me faktin se çdo aktivitet i basketbollit në Europë ka qenë i mbyllur si rezultat i pandemisë. Kemi mirëkuptuar zonjën Rakacolli në këtë rast. Por jemi totalisht të pakënaqur në kushtet konkrete ku në gjithë Europën, në botë, janë hapur aktivitetet e basketbollit dhe vetëm Shqipëria ka mbetur si ‘delja e zezë” që nuk lejon hapjen e këtyre ambjenteve për të zhvilluar një aktivitet kombëtar me gjithë këtë komunitet që kemi pas vetes.

Që kur nisi pandemia e koronavirusit, basketbolli dhe volejbolli nuk kanë zhvilluar më kompeticionet përkatëse.