Koordinatori për Zgjerimin, Michael Gahler: Rama të mos kritikojë BE-në, por të plotësojë kushtet për anëtarësim

Koordinatori për Zgjerimin, Michael Gahler: Rama të mos kritikojë

Pas deklaratave të kryeministrit Rama kundrejt BE-së, ka reaguar edhe Koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler.

Ky i fundit e ka kritikuar Ramën lidhur me deklaratat e fundit që ai ka bërë lidhur me qëndrimin e tij ndaj Bashkimit Europian.

Duke iu referuar Turqisë, Gahler i kujton Ramës se duhet të ketë kujdes me pazaret joevropiane dhe me shtete jomiqësore ndaj Evropës.

Po ashtu, Michael Gahler vë në dukje se kushtet e papërmbushura nga Shqipëria për nisjen e negociatave dhe apelon qeverinë që të plotësojë e jo të mohojë kushtet.

DEKLARATA E PLOTË:

Kur bëhet fjalë për kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë përpara fillimit të negociatave të pranimit, miqtë e një Shqipërie evropiane nuk duhet të irritohen shumë dhe për kohë të gjatë nga ata që kanë për detyrë t’i përmbushin! Dmth nga qeveria!

Konkluzionet e Këshillit Evropian janë të ditura, rekomandimet e Komisionit të Venecias janë të ditura, teksti dhe fryma e marrëveshjes së 5 qershorit është e ditur!

Kjo e fundit është shkelur, ndërkohë që nuk ka progres në shumë kushte

-Ligji për median nuk është përmirësuar;

-zyrtarë të përfshirë në manipulimin e votave i kanë shpëtuar ndjekjes penale;

-gjithashtu  zyrtarë të lartë të qeverisë e ish magjistratë të gjyqësorit të përfshirë në korrupsion i kanë shpëtuar ndjekjes penale;

-pastrimi i parave mbetet një shqetësim i paadresuar, nisur edhe nga skandali i fundit;

-kushtetueshmëria e zgjedhjeve lokale të 2019 ende nuk është sqaruar;

-ngritja e institucioneve të reja të gjyqësorit është e ngadaltë;

Qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë evropiane, qoftë duke mohuar këto kushte apo duke përgojuar BE për ndihmën e saj ose duke bërë marrëveshje me palë të treta në shkelje të ligjit evropian.

Këto janë çështjet që kam ngritur në forume  evropiane e do të vazhdoj të ngre për hir të besueshmërisë së vendit dhe  të ecurisë së shpejtë drejt anëtarësimit.

To those FB-friends interested in developments in Albania:
When it comes to the obligations that Albania has to fulfill...

Posted by Michael Gahler on Thursday, January 28, 2021

Vendi Lajme Lajmi i fundit BE rama Aktualitet michael gahler

EMISIONET