Kontrollorët, sabotim stërvitjes së NATO-s? Goxhaj: Tezë e atyre që nuk njohin trafikun ajror, NATO ka kontrollorët e saj

Kontrollorët, sabotim stërvitjes së NATO-s? Goxhaj: Tezë e

Shqipëria do të jetë vendi mikpritës i stërvitjes me trupa të ushtrisë amerikane “Defender Europe /21, e cila që nga viti 1995, konsiderohet si një nga më të mëdhatë në Europë.

Qeveria u përpoq ta lidhë protestën e kontrollorëve në Rinas me sabotimin dhe vënien në rrezik të kësaj stërvitje.

“Stërvitja e NATO-s Defender Europe 21 do të zhvillohet. Ne kemi një zgjidhje dhe nuk do të lejojmë që për një kastë dhe elitë, për të plotësuar tekat e tyre të penalizojmë të gjithë Shqipërisë, kërkon të penalizojë imazhin e saj dhe aq më pak të penalizojë marrëdhëniet tona me aleatët. Kallëzimi penal është bërë për ata që e kanë organizuar, jo për të gjithë, ata që e kanë organizuar do të shkojnë para drejtësisë, pasi nuk merret dot peng një vend”, deklaroi ministrja Balluku një ditë më parë.

Sipas ministres, nga 76 kontrollorë të licencuar, janë 48 kontrollorë që kanë dorëzuar një deklaratë paaftësie.

Por eksperti i trafikut ajror, Dritan Goxhaj,thotë për Ora News se një tezë e tillë është e pabazë pasi në stërvitje të tilla NATO ka kontrollorët e saj.

Goxhaj: Kjo tezë është nga ata që nuk e njohin fare funksionimin e trafikut ajror. Trafiku ajror ndahet në trafikun ajror civil dhe ushtarak. NATO ashtu si ushtria jonë kanë kontrollorët e vet të trafikut ajror sepse kanë procedura të tjera.Kjo nuk e pengon aspak ardhjen e avionëve ushtarakë NATO-s në Shqipëri. Ata sjellin të tyret sa herë ka stërvitje të tilla tëdha.

Stërvitja do të zhvillohet nga 1 maj- 14 qershor të këtij viti dhe do të shtrihet në disa vende të Ballkanit dhe të Detit të Zi.

Në të do të marrin pjesë mbi 17 mijë trupa amerikane dhe 14 mijë të tjera nga 26 vende anëtare të NATO-s, që do të vënë në dispozicion të stërvitjes edhe mjete ushtarake.

 Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 4 mijë ushtarë amerikanë do të vendosen në Shqipëri dhe pjesa tjetër do të zhvendoset në vendet fqinje.

Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti për online Besjana Kuçana

EMISIONET