Kontrollonin tregun e drogës në Lombardi, shkatërrohet banda italo-shqiptare. Dhjetë të arrestuar

Kontrollonin tregun e drogës në Lombardi, shkatërrohet banda

Guardia di Finanza në Lecco, Itali, gjatë një aksioni anti-drogë, ka vënë në pranga 10 persona.

Mes të ndaluarve ka shtetas italianë dhe shqiptarë, të cilët akuzohen se drejtojnë një grup kriminal, i cili administron trafikun e narkotikëve në zonën mes Lecco, Monzas, Brianzas, Sondrios dhe Milanos.

Gjatë operacionit janë kontrolluar disa banesa, të cilat janë përdorur nga të arrestuarit, raportojnë mediat italiane, shkruan Ora News.

Ende nuk dihen identitetet e të arrestuarve.

Rajoni i Lombardisë në Itali është një prej zonave ku grupet kriminale shqiptare dominojnë tregun e lëndëve narkotikëve, ndërsa ditët e fundit janë raportuar disa arrestime.

EMISIONET