Sipas dy studimeve të botuara në “British Medical Journal”, konsumimi i drithërave dhe fruta-perimeve ndihmon në parandalimin e diabetit të tipit II.

“Studimi i Perspektivës Europiane për Kancerin dhe Ushqyerjen (EPIC)”, ishte studimi i parë në lidhje me ndikimin që sjell konsumimi i frutave dhe perimeve, një studim që zgjati për një periudhë 10-vjeçare vëzhgimi.

Rezultatet e këtij studimi treguan se personat që ishin ushqyer me fruta dhe perime, kishin zvogëluar deri në 50 përqind rrezikun e diabetit.

“Diabeti është më pak i zakonshëm midis personave me nivele më të larta të vitaminës C dhe karroteinoideve në gjak, një shenjë e konsumit më të lartë të frutave dhe perimeve”, u shprehën kështu Ju-Sheng Zheng dhe Nita Forouhi, nga Shkolla e Mjekësisë Klinike në Universitetin e Kembrixhit.

Në studimin e dytë u përfshinë një popullsi prej 158, 259 femra dhe 36, 525 meshkuj të shëndetshëm, shëndeti i të cilëve u monitorua për 24 vite. Nga ky studim u vërtetua se te pjesëmarrësit që konsumonin më shumë drithëra, rreziku i diabetit u zvogëlua me 29 përqind.

Nga të dy studimet tregohet se rreziku i diabetit i tipit 2/ANSA është më i ulët tek personat që konsumojnë  më shumë fruta-perime dhe drithëra.