Konsullatë edhe në Vlorë, Kryeparlamentari turk: Duam të rrisim investimet tona edhe në turizëm

Konsullatë edhe në Vlorë, Kryeparlamentari turk: Duam të

Kryetari i Asamblesë së Madhe të Turqisë, Mustafa Sentop ka nisur një vizitë zyrtare në Shqipëri duke u takuar fillimisht me homologun e tij Gramoz Ruçi.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, teksa foli mbi historinë dhe kulturën e përbashkët mes dy vendeve, Sentop njoftoi se së shpejti pritet edhe hapja e Konsullatës turke në Vlorë.

“Marrëdhëniet tona dypalëshe po ecin në një nivel të mrekullueshëm që i shkon për shtat edhe miqësisë sonë historike. Sot në takimin që patra me zotin kryetar ne realizuam bashkëbisedime shumë të dobishme. Tani këto marrëdhënie dy pakohe ne i trajtuam në të gjitha dimensionet e tyre. Sot do të kemi rastin të takohem me Metën dhe Ramën.

Jam i bindur se zyrtarizmi i këtij partneriteti strategjikë do të çojë në nivele më të larta bashkëpunimet. Gjatë vizitës së Ramës u ra dakord për ndërtimin e një spitali në Fier. Dua të shpreh me kënaqësi që punimet po vazhdojnë pa ndërprerje.

Duam të rrisim investimet tona në Shqipëri, në veçanti edhe në sektorin e turizmit. Kanë përfunduar procedurat për hapjen e konsullatës së Turqisë në Vlorë”, u shpreh ndër të tjera Sentop.

Pas takimit me Ruçin, kryetari i parlamentit turk do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.

Lexo edhe:

E maskuar në arsim, shëndetësi dhe media/ Kryeparlamentari turk përkrah Ruçit: “Feto”, rrezik për sigurinë kombëtare

Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit shqiperi vlore Aktualitet vizita ne shqiperi mustafa sentop konsullata turke

EMISIONET