Numri dy i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka folur flet për herë të parë për vendimin e KQZ-së në lidhje me moskandidimin e Albin Kurtit për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Për Rtv Dukagjinin, ai drejton gishtin drejt kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, që sipas tij kërkon elemenimin politik të Kurtit.

Konjufca: Ai vendim është në fuqi, askush nuk e ka shfuqizuar. Unë mendoj që kushdo që merr një vendim tjetër në kundërshtim me atë vendim hyn në kategorinë e veprës penale. Personi i cili KQZ po ndikon që edhe kërkesa me qenë sugjestive dhe kundër Albin Kurtit është Valdete Daka, kryetare e KQZ. Nuk është akuzë po e vërtetë. Ata nuk po zbatojnë asgjë por po duan elemenim politik. Po i shpallin luftë vullnetit qytetar për ndryshime në Kosovë. Janë konseguencat e fundit të kapjes së shtetit.  Është kërkesë e qëllimshme, sugjestive për elemenim. Dënimi me kusht nuk është dënim, por paralajmërim. Gjykata Kushtetuese është marrë me diçka që nuk është pyetur. Albin Kurtit nuk ka instancë ligjre që mundet ti ndalojë kandidimin për deputet.

I pyetur se kush do ta kryesojë listën nëse KQZ vendos të mos i lejojë Kurtit kandidimin, ai shprehet:

Konjufca: Është vendim politik. Këta mund të marrin prej rrugës dhe të çojnë në burg. Kjo është me interpretu ligjin sipas fuqisë që Albin Kurtit në popull.

Qëndrimi i Kurtit vjen pas deklaratave të zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilët kanë marrë përgjigjen nga Këshilli Gyqësor i Kosovës, në të cilin thuhet se 15 nga 28 subjektet politike të cilat do të garojnë në zgedhjet e 14 shkurtit, kanë kandidat në listat e tyre zgjedhore, të cilët nuk janë në përputhje me Nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme.

“Në përgjithësi, janë 47 kandidatë nga rreth 1080, të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Më 3 janar, 2018, deputetët e atëhershëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi janë dënuar me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Në shtator të po atij viti, Gjykata e Apelit i ka vërtetuar dënimet e shqiptuara nga gjykata e shkallës së parë.