I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, mjeku Artan Koni  u shpreh se komiteti teknik merr disa vendime, por këto masa nuk zbatohen.

Koni: Komiteti teknik merr disa vendime, që mendoj se në shumtësinë e tyre janë të drejta, por ata nuk e shohin se këto masa nuk zbatohen. Distancimi social nuk ekziston në asnjë vend. Kjo nuk është puna e komitetit.

Tani flasim a janë të drejta këto masa, kur këto nuk zbatohen. Qeveria duhet ta kontrollojë këtë gjë. Distanca kontrollohet nga qeveria me inspektorët e vet, jo komiteti teknik apo unë.

Ne kemi probleme me shkollat, jo me fëmijët, por me prindërit që grumbullohen kur marrin fëmijët. Këtë duhet ta kontrollojë sërish qeveria.