Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias nga Tirana ka bërë thirrje ndërkombëtare kundër Turqisë.

Dendias tha se Turqia po shkel Unionin Doganor, teksa shton se duhet të ndalohen menjëherë eksportet e materialeve ushtarake drejt Turqisë, sepse po përdoren për veprime që destabilizojnë zonën.

Dendias: Përkundrejt përpjekjeve që bëjnë vendet e Ballkanit perëndimor në kuadrin e prspektivës europiane, një tjetër vend i rajonit tonë që është kandidat për BE nuk po lëviz në këtë drejtim. Madje lëviz në drejtim të kundër.

I referohem fqinjti tonë Turqisë. Vazhdon shkel çdo ditë kriteret themelore të integrimit në BE, qoftë politike dhe ekonomike. Jam detyruar në këtë kuadër që madje ti dërgoj një shkresë edhe komisionerit të zgjerimit duke theksuar se Turqia po shkel Unionin Doganor dhe duhet të shqyrtohet menjëherë marrja masa për këtë gjë. Kam vendosur për këtë çështje që të ekzaminojë komisioni për të gjitha shkeljet në të gjithë dimensionet e tyre, madje deri në tërheqjen e Unionit Doganor si një ide e qartë për shkeljet që krijon shteti turk ndaj Greqisë.

Kam theksuar edhe te homologët e mi, ministrat e jashtëm veprimet e fundit që janë shumë shqetësuese dhe theksova nevojën që të  ndalohet eksporti i matrialeve ushtarake drejt Turqisë, sepse përdoren për veprime për të destabilizuar zonën tonë.

Lexo dhe Greqia: Turqia jashtë unionit doganor