“Turqia do t’i japë Greqisë “përgjigjen e merituar” pas mosmarrëveshjes për kufijtë detarë në Mesdheun lindor”, tha sot Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Anija turke Oruk Reis ka rifilluar kërkimin e gazit natyror në ishujt grekë, tha Ankaraja zyrtare më herët, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për t’i dhënë fund veprimtarive të tilla.

“Pjesa greke e administratës qipriote që nuk përmbushi premtimin e dhënë nga Bashkimi Evropian (BE) dhe NATO do të marrë përgjigjen e merituar në terren,” tha Erdogan.

Ai tha në një fjalim në parlamentin turk se Turqia do të dërgojë një anije tjetër në ujërat e diskutueshme.

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, të cilat janë aleate të Turqisë dhe Greqisë në NATO, e përshkruan misionin e kërkimit të gazit si një provokim dhe i kërkuan Ankarasë të tërhiqte anijen.

Turqia ka injoruar thirrjet nga bashkësia ndërkombëtare.