Gruaja e kryeministrit armen, Anna Hakobyan, ka nisur trajnimin ushtarak dhe do të dërgohet në frontin e luftës me qëllim që të mbrojë atdheun.

Këtë lajm, ajo e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, ku shkruan se duke përfshirë edhe atë, një skuadër prej 13 grash do të fillojnë stërvitjen.

Pas disa ditësh, ajo dhe koleget e saj do të dërgohen për të mbrojtur kufirin ndaj Azerbajxhanit.

“Duke filluar nga nesër, 13 gra duke përfshirë edhe mua, do të fillojë stërvitjen ushtarake. Pas disa ditësh, ne do të fillojmë të ndihmojmë në mbrojtjen e kufijve tanë. As atdheu, por edhe as dinjiteti ynë nuk do t’i dorëzohet armikut,”- shkroi Anna Hakobyan në Facebook.

Ajo është kryeredaktore e gazetës Haykakan Zhamanak, ndërkohë që gjithashtu ka themeluar disa fondacione bamirëse.