Një konflikt është regjistruar pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15 në  zonën e Bllokut,  ku një shtetas ende i paidentifikuar gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur dyshohet me qytën e pistoletës shtetasin E. Xh., 39 vjeç, i cili nuk ka marrë lëndime.

Ora News mëson se bëhet fjalë për shtetasin Edison Xhediku, pa precedent penalë.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit.