Konflikt mes të rinjve në Kamëz, plagosen me thikë tre 17-vjeçarë

Konflikt mes të rinjve në Kamëz, plagosen me thikë tre

Një konflikt mes disa të rinjve raportohet se ka ndodhur ditën e djeshme në Kamëz.

Sipas asaj që raporton gazetari i Ora News, Besar Bajraktari, tre të rinj të moshës 17-vjeçare kanë mbetur të plagosur me thikë.

Mësohet gjithashtu se sherri ka nisur për motive banale, ndërsa të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar dy të rinj, të dyshuar si autorë të plagosjes, ndërsa vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Kamzë

Goditi me thikë një 19-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 16-vjeçari.

Procedohet penalisht edhe një 34-vjeçar i përfshirë në konflikt.

Shërbimet e Policisë Kamzë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë”, shtetasin e mitur me iniciale Sh. D., 16 vjeç, banues në Laknas, sepse në trotuarin e rrugës “Bulevardi Blu”, Kamzë, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. D., 19 vjeç, banues në Kamzë, e ka goditur atë me thikë disa herë në kurriz dhe në krah, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore.

Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi E. R., 34 vjeç, banues në Kamzë (shoku i E. D.), sepse ka goditur me mjete të forta në trup shtetasin Sh. D.

Aktualisht shtetasi E. D. ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Vendi Lajme policia Kronike konflikt kamez

EMISIONET