Skandalet e kryebashkiakut Erion Veliaj nuk kanë të sosur. Një leje për shesh ndërtimi në rrugën e Kavajës ja ka dhënë në konflikt të hapur interesi firmës së bashkëshortit të një prej punonjësve të tij. Bëhet fjalë për kompaninën Startek, me pronar Lulzim Mehmetajn. Vetë administrator i firmës refuzoi sqarimet, ndërsa banorët thonë se shumë firma që kanë shprehur interes janë eleminuar me qëllim.

Bashkia ka firmosur një kontratë  me kompaninë Startek SHPK për ndërtimin e një objekti por në këtë zonë ende nuk ka një projekt se çfarë do të ndërtohet.

Banorët shprehen se të shumta kanë qenë firmat e ndërtimit të cilat kanë qenë të interesuara të ndërtojnë në zonë.

“Asgjë nuk është e qartë se çfarë do të bëhet këtu”.

Burime për Ora News pohojnë se bashkëshortja e

Administratorit të Kompanisë Startek SHPK, Lulzim Mehmetaj, është punonjëse e bashkisë së Tiranës, çka lë të kuptohet se kjo është dhe arsyeja që kjo kompani ka arritur të nënshkruajë marrëveshjen.

Por në një lidhje telefonike administratori i kompanisë refuzon ti përgjigjet pyetjes.

“A ka mundësi të mos më shqetësosh më në telefon.”

Për Ora News, Silvana Shehi, tregon se ka banuar në këtë zonë për më shumë se 50 vjet dhe ia kanë kërkuar ta lirojë, duke i dhënë si këmbim një kredi pa interes ndërsa tregon dhe kalvarin me institucionet shtetërore.

“Erdhi një ditë ai i përmbarimit dhe liruam shtëpinë për dy ditë. Shtëpia u privatizua dhe pastaj doli në gjendje të lirë.Ligjet me të cilën u privatizua nuk ekzistojnë.”

Me anë të marrëveshjes me negociim, bashkia e Tiranës i ka dhënë një sipërfaqe të konsiderueshme trualli Shoqërinë “Startek” shpk nga e cila bashkia do të mund të marrë vetëm 40% të ndërtimit.