Konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Apelit Administrativ

Konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Apelit Administrativ

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë gjyqtaren e gjykates së Apelit Administrativ, Blerona Hasa.

Seanca dëgjimore për gjyqtaren u mbajt të enjten më 23 korrik. Trupa gjyqësore që kreu procesin e vetingut përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Brunilda Bekteshi relatore dhe Xhensila Pine anëtare.

Gjatë seancës dëgjimore u evidentuan probleme lidhur me ndërtimin e një kati banimi dhe papafingo që zotëron familja e gjyqtares në pjesën e sipërme të një shtëpie në qytetin e Durrësit – që sipas Komisionit përbëhej nga tre kate dhe bodrum, ndërsa gjyqtarja Hasa pretendoi se ishte me pesë kate.

Sipas relatores Brunilda Bekteshi, ka mospërputhje mes të dhënave të pasqyruara në deklaratën veting nga gjyqtarja Hasa dhe dokumentacionit të administruar nga institucionet për këtë pasu

Komisioni evidenton përdorimin e pesë automjeteve nga bashkëshorti, të cilat nuk ishin në pronësi të tij. 

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, fillimisht ka depozituar në KPK një raport për përshtatshmërinë e gjyqtares Blerona Hasa.

Por pas kërkesës së KPK për verifikimin e disa informacioneve të klasifikuara, DSIK ka konstatuar papërshtatshmërinë duke ngritur dyshime për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme nëpërmjet shpërdorimit të detyrës.

Në një vendim të vitit 2017, gjyqtarja e Apelit Administrativ si pjesë e trupës gjyqësore kishte rrëzuar një urdhër të Tatimeve për një kompani me 7 miliardë lekë detyrime tatimore - por gjyqtarja Blerona Hasa deklaroi në seancë se paligjshmëria në atë rast kishte qenë “ulëritëse”.

Blerona Hasa ka kryer studimet e Magjistraturës në vitet 1998-2001 dhe është emëruar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Në vitin 2011, Hasa është transferuar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa në vitin 2013 është dekretuar si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

Vendi Lajme Lajmi i fundit Kronike kpk blerona hasa apeli administrativ

EMISIONET