Konfirmimi i aktakuzës së Thaçit, reagon Meta: Lufta e UÇK e drejtë dhe heroike! Moment uniteti ndërkombëtar

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka mbështetur vendimin e homologut të tij në Kosovë, Hashim Thaçi për të dhënë dorëheqjen.

Meta është shprehur se beson të lufta e drejtë dhe heroike e UÇK, ndërkohë që ka shtuar se ky është një moment reflektimi dhe uniteti kombëtar.

Meta: Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike.
Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u ballafaquar me akuzat dhe besoj në pafajësinë e Tij e të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër është konfirmuar edhe në të kaluarën.
Ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë bashkëpunimin dhe unitetin, në interesin më të mirë kombëtar. 

Vendi Rajoni Lajme ilir meta hashim thaci Aktualitet uck dorehiqet thaci

EMISIONET