Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Avdullah Hotin, kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa sulmuar as ish kryeministrin e Kosovës dhe liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Sipas Ramës, Kosova nuk ia ka borxh asnjë politikani apo “revolucionari” që shfrytëzon ato plagë që duhen kuruar.

Edi RamaMendimi im për marrëveshjen e Uashigtonit është i njohur. Marrëveshja nuk ka asnjë gjë të re. Është thjesht dhe vetëm një konfirmim i atyre që janë diskutuar, dakordësuar dhe nuk janë zbatuar nga Procesi i Berlinit. Por marrëveshja ka rikthyer Kosovën në pozicionin që i takon ndërkombëtarisht dhe kjo fal zt.Hoti. ka shumë gjëra që ne shqiptarët duhet t’i bëjmë vetë nëse nuk do të ishim kaq kalamaj sa ç’kemi qenë dhe jemi kur vjen puna për të shpërdoruar besimin e atyre që na zgjedhin. E rëndësishme është që t’i bëjmë gjërat.

E ka thënë dhe stërthënë Gjermania, Franca dhe BE-në tani e ka thënë edhe Amerika që kjo punë duhet bërë. Kush nuk më dëgjon mua, të dëgjoj BE-në dhe SHBA-në që të ndjekin këtë vijë, që është vija e vetme që na e imponojnë fëmijët tanë. Çdo rrugë tjetër na çon në qorrsokak dhe pasojat nuk ia ka borxh Kosova asnjë politikani, revolucionari që shfrytëzon ato plagë që duhen kuruar.

Kush fiton? Unë e di si i bën Albini llogaritë dhe më rezulton nga pikëpamja e llogarive në aspektin ekonomik është si administrimi jugosllav. Si mund të mos fitojë ai që ka portin dhe përfiton nga gjithë ai volum mallrash dhe përfitoka një nga aktorët?! Me siguri këtë e gjen Albini

Në mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së Kosovës e të Shqipërisë u firmosën 14 marrëveshje ekonomike.

Kryeministri Rama tha se ambicja është që të hiqen kufijtë mes dy shteteve dhe porti i Durrësit të jetë strategjik për të gjithë rajonin.

Edi Rama: “Kthimi i portit të Durrësit në një port strategjik të përbashkët. Një port të përbashkët në Durrës të Shqipërisë dhe Kosovës në funksion të Rajonit. E kam konstatuar me shumë kënaqësi dhe në marrëveshjen e nënshkruar në Uashington“.