Koncesioni në Portin e Durrësit, PD: Kompania fituese, pjesë e skandalit "Panama Papers"

Koncesioni në Portin e Durrësit, PD: Kompania fituese, pjesë e

Një nga nyjet më të rëndësishme të shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë do t’i kalojë për menaxhim privatit për 5 vite.

Terminali i kontinierëve në Portin e Durrësit i ka kaluar HILI COMPANY LIMITED (LTD), një kompani me seli në Maltë për 3.1 miliardë lekë, raporton Ora News.

Lidhur me këtë koncesion ka reaguar edhe Partia Demokratike.

Sipas selisë blu ky është një tjetër aferë korruptive, ndërsa akuzon kryeministrin Rama se po i jep kalatën e Portit të Durrësit për 30 milionë euro pronarëve të fshehur në parajsa fiskale.

Përmes një konference për shtyp, ish deputetja Jorida Tabaku i drejtoi tre pyetje kryeministrit, që sipas saj, presin një përgjigje të shpejtë.

"Kush janë pronarët e vërtetë të kësaj kompanie?

Çfarë dhe kush fshihet pas kompanisë malteze që do të marrë në dorëzim një pjesë të Portit të Durrësit?

Pse Edi Rama po dorëzon një nga pikat e sigurisë kombëtare tek një kompani me pronarë të paidentifikuar?", pyet Tabaku.

Deklarata e plotë e ish deputetes Jorida Tabaku:

109 ditë para largimit, Edi Rama po lë pas tokën e djegur. Radha i ka ardhur Portit të Durrësit, një aferë korruptive 30 milionë euro, që ne e denoncuam 2 muaj më parë.

Njerëzit e papunë, të rinjtë që po e braktisin vendin se Rama nuk u la as edhe një mundësi për të shpresuar, biznesi dhe shtresa e mesme të rrjepur nga taksat nuk janë asgjë për Edi Ramën.

Edi Rama mendon vetëm për Edi Ramën, prandaj edhe një nga kalatat e Portit të Durrësit, i është dhënë me koncesion për 5 vjet një kompanie ofshore, pronarët e të cilës fshihen në parajsa fiskale.

Edi Rama ka detyrimin t’u thotë sot shqiptarëve kujt ia ka dhënë me koncesion kalatën e Portit të Durrësit për të futur në xhep 30 milionë euro nga taksat.

109 ditë para largimit Edi Rama nuk mund t’u fshihet më shqiptarëve.

Ata e dinë dhe e ndijejnë në lëkurë se për 8 vjet me radhë ky kryeministër i gënjeu, i mashtroi, shkatërroi ekonominë, rriti koston e jetesës dhe papunësinë.

Kur të votojnë në 25 prill, qytetarët do të kenë në listën e grabitjeve të taksave të tyre nga qeveria edhe Portin e Durrësit.

Kompania e shpallur fituese për koncesionin 30 milionë euro quhet “Hili Company Limited”. Ajo operon në Maltë dhe njihet ndërkombëtarisht për operacione të dyshimtë nga skandali i “Panama Papers”.

Administratori i kompanisë është hetuar në Maltë për pastrimin e parave dhe për mekanizma të ngjashëm. Prandaj, Edi Rama duhet të dalë sot para shqiptarëve dhe të thotë çfarë e detyroi të japë pasurinë e vendit, kalatën e Portit të Durrësit, tek një kompani fantazëm.

Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama bën biznes të pistë me pasuritë dhe taksat e shqiptarëve.

Të njëjtën skemë ka ndjekur edhe me incineratorin e Tiranës, pronarët e të cilës janë të fshehur në llogari ofshore dhe paguhen miliona euro nga qeveria e Edi Ramës dhe bashkia e Erion Veliajt.

• Kush janë pronarët e vërtetë të kësaj kompanie?
• Çfarë dhe kush fshihet pas kompanisë malteze që do të marrë në dorëzim një pjesë të Portit të Durrësit?
• Pse Edi Rama po dorëzon një nga pikat e sigurisë kombëtare tek një kompani me pronarë të paidentifikuar?

Këto pyetje duan përgjigje konkrete nga përgjegjësi kryesor i shkatërrimit të ekonomisë sonë dhe i shpresës së mijëra të rinjve.

109 ditë para largimit të virusit më të keq për Shqipërinë, Partia Demokratike ka një angazhim konkret: Koncesioni 30 milionë euro në Portin e Durrësit do të hetohet me prioritet dhe ka për t’u anulluar!

Kushdo që fshihet pas tij nuk ka për të gëzuar vjedhjen e shqiptarëve!

Lexo edhe:

Terminali i kontenierëve në portin e Durrësit jepet me koncesion

Vendi Edi Rama Lajme Politikë PD tenderi jorida tabaku koncesion Aktualitet porti durres

EMISIONET