Koncesionet në Shqipëri, Çoçoli: Ekonomia në rrezik, mund të thellohet dëmtimi

Koncesionet në Shqipëri, Çoçoli: Ekonomia në

Eksperi i ekonomisë Fatos Çoçoli në një intervistë për Ora News ka sqaruar se koncesionet dhe PPP rrezikojnë të dëmtojnë rëndë ekonominë e Shqipërisë.

Çoçoli ka treguar se deri më tani kemi 118 milionë euro borxh të mbartuara, ndërkohë që mund të thellohet dëmtimi për shkak se ka shumë borxhe të pashlyera që nuk presin më.

Çoçoli: Rrezikojmë sepse Borxhin Publik nuk e kemi të regjistruar për shpenzimet e Partneritetit Publik Privat dhe koncesionet. Ai borxh që e quajmë të fshehur, mund të jetë maja e ajsbergut që mund të dëmtojë ekonominë tonë. Rreziku është shumë i lartë. Kam frikë se do të thellohet dëmtimi, për shkak se ato nuk presin më pagesat që nuk i kemi dhënë.

Ne kemi 118 milionë euro të llogaritura për vitin e ardhshëm për të paguar 14 koncesione dhe PPP aktive të vjetra. Duke u shtuar edhe 6 llogarite se sa do të jetë barra financiare mbi buxhetin tonë, pra taksat që i japim shtetit.

Intervista në studio me gazetaren Eneida Ndoci, përgatiti për online Tea Islamaj.

Vendi Lajme Aktualitet PPP fatos cocoli eneida ndoci koncesiont

EMISIONET