Kompania prodhon birrë për qentë dhe kërkon "testues" katërputrosh

Kompania prodhon birrë për qentë dhe kërkon

Birra Busch synon të paguajë 20,000 dollarë për qenin që do të kontrollojë produktin.

Busch Beer po kërkon një qen i cili do të punojë si "shefi i provës", për birrën e re Dog Brew.

Pozicioni për t'u patur zili shoqërohet nga një pagë vjetore prej 20,000 dollarësh.

Qeni që do të zgjidhet do të bëhet gjithashtu ambasador i produktit dhe do të udhëtojë nëpër botë duke paraqitur birrën tek qentë e tjerë.

Pronarët që duan të regjistrojnë qentë e tyre mund të postojnë një foto të kafshës së tyre në rrjetet sociale me hashtag #BuschCTOcontest.

" Qeni juaj duhet të ketë qiellzë të rafinuar, nuhatje të shkëlqyeshme dhe të jetë një djalë apo vajzë e mençur," thotë kompania.

Busch nisi prodhimin e birrës për qentë gushtin e kaluar.

"Pas një dite të vështirë, nuk ka asgjë të krahasueshme me një Busch me një mik, kështu që me kaq shumë pronarë të kafshëve shtëpiake, ne donim të krijonim një birrë që do t'u jepte tifozëve tanë një shans për të shijuar një Busch me mikun e tyre më të mirë," tregon kompania.

Ndryshe nga birrat e zakonshme, birra për qen nuk ka alkool. Në vend të kësaj, birra aromatizohet me malt të ëmbël të elbit që edhe njerëzit mund ta shijojnë.

EMISIONET